Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrau efektivin e FNSH, Gjykata e Krimeve të Rënda jep burgim të përjetshëm për David Qosen

Vrau efektivin e FNSH, Gjykata e Krimeve të Rënda jep burgim të përjetshëm për David Qosen
December 14
18:15 2017

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me burgim të përjetshëm David Qosen, i akuzuar për vrasjen e efektivit të FNSH-së Ardian Kodra në Torovicë të Lezhës. Kanë kaluar rreth një vit nga ngjarrja e rëndë ndërkohë mbrojtja e të pandehurit pretendoi se Qosja vuan nga probleme mendore, por ekspertiza rrëzoi këtë pretendim.

David Qose vrau me armë zjarri në shtator të vitit të kaluar efektivin e FNSH, Kodra. Forcat Speciale kishin mbërritur në Torovicë të Lezhës pasi Qose kishte qëlluar me armë në mes të fshatit duke terrorizuar banorët.

Në tentativë për arrestimin e Qoses, Kodra është qëlluar nga dy plumba të cilët ishkaktuan plagë të rënda në tru. Ai humbi jetën gjatë rrugës për në spital, ndërsa efektivët e tjerë të FNSH arritën të arrestojnë David Qosen pas pesë ore rezistencë të këtij të fundit.

Komento
Shperndaje