Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrau dy persona dhe i nxori sytë viktimës, kapet pas 18 vjetësh shqiptari

Vrau dy persona dhe i nxori sytë viktimës, kapet pas 18 vjetësh shqiptari
June 09
11:21 2016

Një shtetas shqiptar është vënë në prangat e policisë 18 vjet pas kryerjes së një vrasje të dyfishtë. Mediat britanike kanë shkruar për shqiptarin, i cili prej vitit 1998 jetonte në Angli. 53-vjeçari Avni Metra kishte siguruar një pasaporte britanike pas mbërritjes me pretendimin se ishte refugjat kosovar.

Babai i katër fëmijëve, i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e dy vëllezërve në Burrel, do të dalë në gjyq për tu përballur me procedurat e ekstradimit. Në prill të ’97-ës, ai vrau duke e goditur për vdekje me qytën e armës një person dhe 3 muaj më vonë së bashku me disa pjesëtarë të tjerë të bandës, kapën vëllanë e viktimës, të cilin e vranë në mënyrë mizore duke e mbërthyer me gozhdë në dysheme dhe duke i nxjerrë sytë përpara se ta ekzekutonin.

Sipas “Daily Mail”, ai u zbulua nga prokurorët shqiptarë gjatë muajit të kaluar. Në 2008-ën krerët e Interpol Tirana kërkuan ekstradimin e tij pasi u informuan se ai gjendej në Londër, ndërsa autoritetet britanike u shprehën se nuk kishin mundur ta gjenin ndërkohë që ishin në kërkim të 6 vrasësve shqiptarë që streohen në Angli.

53-vjeçari i akuzuar u arrestua në 2010-ën për shkak të dhunës së ushtruar ndaj të shoqes dhe në vitin 2011 u dënua me punë të detyruar. Policia britanik nuk ishte në dijeni të vrasësit që përdorte emrin Avdul Mekra, i cili rezulton të jetë një prej dhejtëra vrasësve shqiptarë që fshihen në Britani.

Komento
Etiketimet
Shperndaje