Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrau dhe plagosi nipat e gruas së Alikos, identifikohet autori

Vrau dhe plagosi nipat e gruas së Alikos, identifikohet autori
March 22
17:09 2016

Policia ka bërë me dije identitetin e autorit të dyshuar për vrasjen dhe plagosjen e nipave të gruas së ish-kryekomunarit të Lazaratit, Dasho Aliko.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur  në afërsi të fshatit Shtëpëz, Gjirokastër, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri  Dorian Çelo Lluka, 29 vjeç, banues në Gjirokastër dhe është plagosur  Birbil Çelo Lluka, 31 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili është në gjendje të rëndë dhe është sjellë në Tiranë, rezulton paraprakisht se:

Në vendin e quajtur “Kthesa e Andon Poçit”, Gjirokastër, është gjetur i braktisur automjeti tip “Benz”, me targa AA 006 IY. Ne vendngjarje janë sekuestruar gëzhoja dhe janë fiksuar njolla gjaku.

Dyshohet se autor i vrasjes dhe plagosjes është shtetasi Enerik Bexhet Lluka, 28 vjeç. Po punohet për kapjen e tij”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej, bëhet me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Etiketimet
Shperndaje