Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrau bashkëshorten, Veli Dervishi: Qiraxhiu kosovar i bënte komplimente

Vrau bashkëshorten, Veli Dervishi: Qiraxhiu kosovar i bënte komplimente
September 06
14:00 2016

Veli Dervishi, që qëlloi për vdekje me sëpatë bashkëshorten e tij Shazivare Dervishin, shprehet se bashkëshortja ia kishte nxirë jetën. Ai ka treguar për “Panorama” se ditën e krimit kishin bërë sherr për një familje kosovare, së cilës i kishin dhënë me qira një apartament në Golem.

“Qiraxhiu që kishte ardhur me familjen filloi të hidhte fjalë të mira për gruan time dhe unë aty fillova të dyshoja. Më pas, tri ditë më vonë, gruaja erdhi në Tiranë me justifikime të ndryshme. Kur u kthye patëm debat sepse u përballëm në rrugë për arsye kot. Më tha: Çfarë do ti në rrugën dytësore në Golem? Shkuam në shtëpi dhe patëm debat, pasi dyshoja tek udhëtimi i saj në Tiranë”, – shprehet autori i krimit.

Më tej ai shton se nuk kishte për qëllim të vriste, por veproi për vetëmbrojtje ndryshe do ishte vrarë ai. Krimi i rëndë u shënua më 29 gusht në banesën e çiftit në Golem. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje