Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrau bashkëshorten gjatë pushimeve, autori: Tentoi të godiste e para

Vrau bashkëshorten gjatë pushimeve, autori: Tentoi të godiste e para
August 31
13:29 2016

Gjykata ka vendosur të lerë në burg shtetasin Veli Dervishi, i cili akuzohet për vrasjen me sëpatë të bashkëshortes më 29 gusht. Në seancën e sotme plenare, ai ka pranuar kryerjen e krimit, por ka akuzuar viktimën se ishte ajo që tentoi ta godiste.

I pyetur për motivin e krimit të rëndë, Veli Dervishi ka deklaruar se shkak janë bërë xhelozia dhe konfliktet për pronat që çifti ka pasur menjëherë pas martese.

Një ditë më parë, të afërm të viktimës zbuluan për “Panorama” detaje të reja lidhur me Veli dhe Shazivare Dervishin. Ata u shprehën se çifti kishte qenë tri herë në prag divorci, me vendim të viktimës për shkak të tradhëtive të autorit, por për shkak të ndërhyrjes së tri djemve ishin kthyer sërish bashkë.

“Nuk është e vërtetë ajo që ka thënë Veliu në Polici. Shazivarja jo vetëm që nuk i njihte këto lloj gjërash që thotë ai, pasi gjithë jetën e saj ka punuar me ndershmëri dhe ka qenë një nënë e përkushtuar, por ishte ajo që kishte duruar tradhtitë e tij. Tri herë ka dashur të ndahet për këto që bënte ai lart e poshtë, por e kanë kthyer djemtë. Për hatrin e tyre ajo e ka falur disa herë dhe ja çfarë i ndodhi tani”, kanë treguar ata. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje