Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrau bashkëshorten dhe plagosi kunatën, i akuzuari: Kë kam vrarë? Qan për gruan

Vrau bashkëshorten dhe plagosi kunatën, i akuzuari: Kë kam vrarë? Qan për gruan
October 26
10:35 2016

Shtetasi 56-vjeçar nga Ndroqi, Kasëm Lila, ka dalë së fundmi përpara trupit gjykues nën akuzën e vrasjes së bashkëshortes dhe plagosjen e kunatës së tij. Ngjarja e rëndë u shënua dy ditë më parë, pas një konflikti të çastit mes dy vëllezërve.

Bashkëshortet e tyre, njëherazi edhe motra, u përpoqën të ndërhynin, por në atë moment, Kasëm Lila, qëlloi me çifte në drejtim të tyre, duke lënë të vdekur bashkëshorten Fize Lila, 47 vjeçe, si dhe duke plagosur kunatën, Zyra Lila.

Në seancën e sotme, ai shprehu, duke qarë, tronditje dhe pendim për krimin e kryer. “Zoti gjykatës, ju lutem më shpjegoni pak, kë kam vrarë, gruan apo dikë tjetër pasi nuk mbaj mend asgjë ç’ka ndodhur dhe isha i tronditur?”- mësohet të ketë thënë ai. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje