Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrau bashkëshorten, 73-vjeçari: E mbushi kupën

Vrau bashkëshorten, 73-vjeçari: E mbushi kupën
August 29
09:50 2016

I akuzuari për vrasjen e bashkëshortes së tij një ditë më parë, Veli Dervishi ka dëshmuar në polici se e vrau gruan për shkak se ajo “e kishte mbushur kupën”. 73-vjeçari ka deklaruar në polici se viktima, Shazivare Dervishi, 68 vjeç, e kishte tradhtuar dhe vazhdimisht i bënte skena xhelozie.

“Gruaja më kërkoi llogari, më pyeti se ku isha. S’mund t’i jepja llogari për çdo gjë. Më acaroi shumë nervat, për këtë arsye edhe e vrava”, – është shprehur ai.

Veli Dervishi qëlloi për vdekje me sëpatë bashkëshorten e tij, me të cilën kishte shkuar për të pushuar në Golem. Menjëherë pas kryerjes së krimit, ai është paraqitur në Policinë e Golemit, ku ka rrëfyer ngjarjen.

Burime të policisë bëjnë me dije se kanë konstatuar që 73-vjeçari ishte në gjendje të pirë, çka shpjegon mungesën e logjikës kur ka kryer krimin. Pas marrjes në pyetje, policia ka marrë dhe dëshminë e djalit të tyre. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje