“Washintgon Post” shkruan se i riu kishte pranuar se shënjestra e tij e sulmit me armën AK-47 ishin emigrantët meksikanë. Pak pas sulmit ai u ndalua nga policia, madje kishte pranuar se kishte gjuajtur me armë.

Crusiu pasi kreu sulmin në qendrën tregtare postoi në rrjetet sociale një shkrim ku shfaq idetë e tij raciste dhe se ishte kundër “pushtimit nga meksikanët”.

Kujtojmë se i riu ishte edhe një kundërshtar i politikës së Donald Trump./Blitz.al/

Burimi: BallkanWeb