Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrasje në Fier

Vrasje në Fier
November 20
14:20 2016

Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri brenda automjetit të tij në qytetin e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhupan të Fierit, në afërsi të mbikalimit.

Raportohet nga policia se viktima është qëlluar me disa plumba ndërkohë që ndodhej në automjetin e tij tip Volkswagen me targa AA166 IY.

Në lajmërimin e saj zyrtar pak çaste më vonë, policia konfirmoi se i ekzekutuari në këtë atentat ka qenë shtetasi 34-vjeçar Nelgert Pata, ndërkohë që ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit Volkswagen, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nuk dihet nëse ka qenë një person apo disa që kanë kryer ekzekutimin e viktimës, por mësohet se pak momente pas ngjarjes policia ka gjetur një makinë të djegur pak kilometra më tej, që mendohet se u përket autorëve të dyshuar të ngjarjes. /Blitz.al/

makina

Komento
Shperndaje