Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrasje e mbetur në tentativë, ndalohet i shpalluri në kërkim

Vrasje e mbetur në tentativë, ndalohet i shpalluri në kërkim
October 19
09:51 2016

Nga Anduena Llabani

Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në Komisariatin e Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vendosjen para përgjegjësisë penale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin e kapjes dhe ndalimit të shtetasit: Zef Lleshaj, 31 vjeç, banues në Laç.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin të datës 15.10.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje ” mbetur në tentativë dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga Nenet 76 -22 dhe 278 të Kodit Penal.

Ky shtetas, më datë 23.12.2015, në Laç ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E.R. duke qëlluar drejt mjetit me të cilin po lëvizte. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje