Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrasja tek Liqeni Artificial/ zbardhet dëshmia e djalit të ish të përndjekurit

Vrasja tek Liqeni Artificial/ zbardhet dëshmia e djalit të ish të përndjekurit
March 20
09:26 2019

Mbrëmjen e djeshme në emisionin Dritare me Rudinën, Gazetarja Klodjana Lala referuar dosjes së Prokurorisë ka zbardhur dëshminë e djalit të 62-vjeçarit Haxhi Baxhinovski te Kodrat e Liqenit, teksa bënte vrap.

“Islam Myrkaj ishte afruar teksa bënin vrap. Ai ishte i shoqëruar edhe nga një person tjetër Myftar Pasha, i arrestuar për moskallëzim krimi. Djali tha se Myrkaj ka punuar më parë në biznes të përbashkët me të atin. Ky i fundit i kishte një borxh Baxhinovskit. Ka pasur një debat të momentit dhe autori i dyshuar ka nxjerrë armën duke e qëlluar. Polica e ka pasur më të lehtë të identifikojë autorin, pasi djali e njihte. Po ashtu ka pasur edhe dëshmitarë të shumtë për ngjarjen”,- sqaroi Lala.

Më tej gazetarja tha se, prokuroria deklaron se autori i dyshuar është Islam Myrkaj, për të cilin është caktuar masa “arrest me burg” në mungesë./blitz.al/

Komento
Shperndaje