Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrasja në Vlorë/ Policia arreston 3 autorët, viktima kishte hyrë për të shuar sherrin mes tyre

Vrasja në Vlorë/ Policia arreston 3 autorët, viktima kishte hyrë për të shuar sherrin mes tyre
June 12
08:25 2019

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Petë të Selenicës, ku u vra me armë administratori i njësisë Kotë, Argjil Koka. Brenda disa orësh Policia e Vlorës ka arritur të zbulojë të gjithë ngjarjen dhe detajet se si vrasja ndodhi.

Besohet se adminsitratori Gjoka u qëllua pasditen e djeshme, kur sapo kishte dalë nga shtëpia për të inspektuar rrugën në të cilën po kryheshin punimet. Në këtë moment ai ka hyrë për të ndalur një sherr që po ndodhte dhe si pasojë e përplasjes, u qëllua me armë në gjoks. Gjoka ndërroi jetë në spitalin e Vlorës, ndërkohë që nga konflikti me armë mbeti i plagosur dhe një 19-vjeçar.

Tre autorët e dyshuar të vrasjes janë Arif, Jaçe dhe Namik Bejtaj, persona të afërm me njëri-tejtrin. Në kërkim është dhe një 32-vjeçar.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 11.06.2019, rreth orës 14:20, në fshatin Petë të Selenicës, pas një konflikti me armë zjarri midis disa personave, janë plagosur shtetasit A. B., 19 vjeç dhe A. Gj., 51 vjeç, ku si pasojë ky i fundit ka humbur jetën në Spitalin e Vlorës. Pas hetimeve të kryera, dëshmive dhe provave të administruara, Policia ka zbardhur ngjarjen, duke vënë arrestuar autorët e dyshuar: N.B., 30 vjeç; J.B., 22 vjeç; A.B., 19 vjeç. Të tre këta shtetas janë me banim në fshatin Mavrovë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi M .P. (B), 32 vjeç, banues në Vlorë dhe po punohet për kapjen e tij.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit F. O. dhe A. O., (70 dhe 65 vjeç), por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, shtetasi A. Gj.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Komento
Shperndaje