Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrasja në Torovicë, xhaxhai i viktimës: Dyshoj për tentativë grabitjeje

Vrasja në Torovicë, xhaxhai i viktimës: Dyshoj për tentativë grabitjeje
September 28
13:52 2016

Një ditë pas vrasjes së ndodhur ditën e djeshme në fshatin Torovicë, ku 26-vjeçari Ajet Qokthi nuk mundi t’u rezistojë plagëve të marra si pasojë e sulmit me breshëri automatiku, ka reaguar xhaxhai i tij, që gjithashtu ishte objekt i sulmit.

40-vjeçari Agron Qokthi, pronar i një baxhoje, është shprehur se sulmi ka qenë thjesht një tentativë grabitjeje dhe jo për shkak të konkurrencës.

“Nuk kam konflikte me askënd. Autorët kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët na kanë dalë përpara në rrugë. Na kanë qëlluar me armë direkt në lëvizje e sipër, pasi nuk kemi ndaluar”,- është shprehur 40-vjeçari në polici.

Policia e Lezhës bën me dije se lidhur me vrasjen e të riut janë shoqëruar 12 persona nga Torovica dhe Bushati për t’u marrë në pyetje.

Njoftimi i policisë

“Më 27.09.2016,  rreth orës 06:15,  është marrë njoftim se në rrugën e vjetër për  Torovicë, në kufirin ndarës me Shkodrën, ka ndodhur një vrasje.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se persona akoma të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti “Ford”, i cili po udhëtonte në drejtim të fshatit Torovicë.

Në automjet lëviznin shtetasit A.Q. (drejtues mjeti) dhe Ajet Qokthi, 26 vjeç (pasagjer), të dy banues në Shkodër. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën Ajet Qokthi.

Janë  ngritur pika kontrolli e  po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje