Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrasja në Kombinat-një histori e mbartur dhune, viktima kishte urdhër mbrojtje

Vrasja në Kombinat-një histori e mbartur dhune, viktima kishte urdhër mbrojtje
April 06
22:15 2016

Krimi i dytë në familje shënuar brenda pak ditëve në kryeytet, duket se ka qenë një histori dhune e mbartur ndër vite. Në emisionin “Opinion” u bë e ditur se 28-vjeçarja që gjeti vdekjen mëngjesin e sotëm, kishte urdhër mbrojtje prej vitit 2013-ë.

Viktima Ilda Dervishi kishte denoncuar dy herë bashkëshortin, punonjës në Gardën e Republikës së Shqipërisë, për dhunën që ky i fundit ushtronte ndaj saj. Mësohet se ajo kishte denoncuar sjelljen e vrazhdë, dhunën dhe influencën e tij të keqe tek djali i mitur kundrejt saj.

Dyshohet se shkak nuk ka qenë ekzaktësisht xhelozia, por mosmarrëveshje të ndryshme në çift ndikuar dhe prej gjendjes së rëndë shëndetësore të nënës së viktimës, e cila është e paralizuar, çka paraqiste nevojën e herëpashershme për asistencë.

12

Etiketimet
Shperndaje