Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrasja në Durrës, ish-kryeplakut iu ça koka me çekiç

Vrasja në Durrës, ish-kryeplakut iu ça koka me çekiç
March 19
10:51 2016

Është masakruar me mjete të forta ish-kryeplaku i fshatit Shkallë në Shijak.

Ish-kryeplaku i fshatit Shkallë, Mirosh Djaloshi, 54 vjeç, u gjet i vrarë një ditë më parë. Burime të policisë së Durrësit kanë bërë me dije se ai është goditur disa herë me mjete të forta, çekiç, çka i ka shkaktuar vdekjen.

Familjarët, të cilët e gjetën viktimën në oborrin e shtëpisë, njoftuan menjëherë policinë. Ende nuk dihet nëse viktima nuk ishte kthyer gjatë ditës në banesë apo ishte kthyer dhe kishte dalë sërish, duke u ndeshur me autorin e krimit.

Burime të grupit hetimor bëjnë me dije se po hetohet në disa pista, pa përjashtuar edhe krimin brenda familjes. Mirosh Djaloshi njihej në zonë si person pa konflikte, por që konsumonte vazhdimisht alkool. Mësohet se ai ishte i papunë, por ka mbajtur postin e kryeplakut për 17 vjet.

Shperndaje