Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrasja në Dajç, flasin të afërmit: I vrau shokët për 5 mijë lekë

Vrasja në Dajç, flasin të afërmit: I vrau shokët për 5 mijë lekë
October 05
17:42 2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në datën 03.10.2016, rreth orës 22:40, në një lokal te kryqëzimi i Dajçit, ku shtetasi Miklovan Parubi, 33 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasit Arjet Saiti, 42 vjeç, dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç, si dhe ka plagosur tre persona të tjerë.  Autori i vrasjeve njihej si përdorues i lëndëve narkotike dhe me probleme emocionale të pakontrolluara. Parubi është vënë në pranga nga policia e Shkodrës ditën e djeshme, në afërsi të banesës së tij.

Të afërm të viktimave kanë treguar për Blitz.al më shumë detaje nga ngjarja tronditëse e dy ditëve më parë, ku humbën jetën dy shtetasit.

“Ai njeri ka dashur t’i vrasë të gjithë pa lidhje dhe po të pyesni edhe te lokali apo të plagosurit këtë do të thonë. Ai ka hyrë brenda dhe nuk ka ndarë asnjë. Ka nisur të gjuajë. Mesa kam dëgjuar, s’e di nëse është e vërtetë, ka qenë borxhli dhe ia kanë vënë lakun në fyt ca persona të tjerë, jo ata që vrau.  Ata që i ka gjuajtur i ka vrarë pa shkak. Ai është një njeri kot. E di çfarë njerëzish ka vrarë? Djem që nuk vriten as për gjak. Por ai s’po tregon të vërtetën as në polici”,- ka treguar një afërm i viktimave.

“Kanë qenë duke luajtur bashkë poker. Njiheshin, ishin shokë të ngushtë. Ai papritur kishte hyrë me automatik. Të gjithë kishin qeshur kur e kishin parë me automatik se nuk e besonin. As ne nuk e kuptojmë se pse i vrau, pse donte t’i vriste të gjithë. Nga gjendja emocionale ka qenë i rënduar për shkak të borxheve që ka pasur, por nga mendja s’kishte gjë. Kot thonë se duan ta mbrojnë. Në momentin e ndodhisë ishin duke luajtur poker për të kaluar kohën. Më pas ai i la me vetëdije lekët në poker, i humbi se i vuri “all in” me 5 mijë lekë, por ia kapën bllofin. Ngaqë humbi u çua dhe iku. E dinte që asnjëri nga djemtë aty nuk mbante armë. Edhe kur ndërroi karikatorin u ul poshtë. Kur donte të ikte, pasi i kishte vrarë dy djemtë, gjuajti nga rruga që mos t’i shkonte njeri pas. Kjo është e vërteta”,- ka përfunduar rrëfimin një i afërm i njërës prej viktimave. /Blitz.al/

Shperndaje