Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrasja mes shokësh në Gramsh, debat për parcelat me kanabis

Vrasja mes shokësh në Gramsh, debat për parcelat me kanabis
September 21
15:08 2016

 

Nga Anduena Llabani

Një i ri është goditur për vdekje me thikë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në rrugën automobilistike të fshatit Llallë në Gramsh. Viktima është Ardian Mesiti, 29 vjeç, ndërsa i dyshuari si autor i vrasjes është identifikuar shtetasi Arlind Llalla, 25 vjeç. Mësohet se viktima dhe autori janë konfliktuar fillimisht për motive të dobëta dhe më pas Llalla e ka goditur me thikë Mesitin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Për ngjarjen, policia ka bërë arrestimin edhe të shtetasit Xhuljan Kokomeci, 39 vjeç, banues në fshatin Llallë Gramsh. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet të ketë parë ngjarjen dhe të mos ketë kallëzuar për motivet dhe rrethanat e saj./Blitz.al/

Komento
Shperndaje