Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrasja e shqiptarit në Greqi, identifikohen 3 autorët

Vrasja e shqiptarit në Greqi, identifikohen 3 autorët
May 25
12:20 2016

Policia greke ka arritur të identifikojë autorët përgjegjës të vrasjes së shqiptarit Bledar Terpollari në Greqi. 26-vjeçari u vra dhe më pas iu pre koka në një fshat në Igumenicë. Nga të dhënat paraprake zbulohet se identifikimi i tyre u krye në sajë të dëshmisë së bariut shqiptar që u arrestua dy ditë më parë.

Në dëshminë e tij, 28-vjeçari deklaroi se tre shqiptarë e detyruan të tregonte se ku qëndronte i riu Terpollari. Sipas tij, vrasja u krye pasi Bledar tëerpollari kishte fshehur një ngarkesë të madhe droge që vinte nga Shqipëria. Sipas mediave greke, vrasja është kryer pasi Bledar Terpollari mbajti paratë e drogës.

Dyshohet se urdhri për vrasjen e shqiptarit u dha nga Shqipëria.

Etiketimet
Shperndaje