Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrasja e kryekomisarit Lamaj, Holanda pranon ekstradimin e Arben Frrokut

Vrasja e kryekomisarit Lamaj, Holanda pranon ekstradimin e Arben Frrokut
August 13
15:39 2016

Holanda ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e Arben Frrokut në Shqipëri. Mësohet se dosja e Ministrisë së Drejtësisë mbërriti në Amsterdam më 20 korrik dhe përmbante vendimin e formës së prerë për dënim të përjetshëm të Arben Frrokut.

Gjykata e Amsterdamit i rrëzoi pretendimet e Arben Frrokut, i cili ishte shprehur se në Shqipëri i rrezikohej jeta dhe vlerësoi se ai solli prova të pamjaftueshme për të penguar ekstradimin.

Arben Frroku ka të drejtë të ankimojë vendimin e Gjykatës së Amsterdamit brenda dy javës. Ai akuzohet për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në shkurt të 2013-s. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje