Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrasja e ish-efektivit Zeqaj, krijohet identikiti i autorit. Ja lëvizjet e kryera

Vrasja e ish-efektivit Zeqaj, krijohet identikiti i autorit. Ja lëvizjet e kryera
March 28
16:56 2016

Rreth dy javë pas vrasjes së ish-policit Ajet Zeqaj, është krijuar identikiti i autorit dhe është zbardhur itinerari që ai ndoqi pas kryerjes së krimit. Një mik i viktimës, i cili ishte dëshmitar okular i ngjarjes, e përshkruan autorin si një person rreth 1.80 të gjatë, i veshur me të zeza dhe që mbante doreza e kapuç në kokë.

Përshkrimi është konfirmuar edhe nga pamjet e disa prej kamerave të sigurisë, të cilat janë verifikuar. Pavarësisht sekuestrimit të kamerave, autori është treguar i kujdesshëm, pasi fytyra nuk i duket në asnjë moment.

Sa i takon itinerarit që autori ka kryer, dyshohet se ai ka hyrë në tunelin e pallatit nga rruga kryesore, ka pritur rreth pesë minuta në anën tjetër të tij, aty ku ishte hyrja e pallatit ku banonte motra e Zeqajt. Në momentin kur ka parë që viktima e ka kaluar tunelin dhe është afruar, e ka qëlluar pas koke me dy plumba.

Më pas, ka hedhur armën pas një vazoje të madhe betoni dhe është kthyer mbrapsht duke përshkuar sërish tunelin që e ka nxjerrë në rrugën “Sami Frashëri”, për të hyrë më pas në rrugicën pas shkollës “11 janari”, ka dalë në rrugën “Andon Zako Çajupi”, duke iu drejtuar bulevardit “Bajram Curri”, në unazë. Mendohet që aty ai mund të jetë rifutur në zonën e ish-Bllokut, duke iu shmangur edhe kontrolleve të mundshme të policisë.

Etiketimet
Shperndaje