Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrasja e Ilia Karelit, dy gardianë grekë pranojnë ushtrimin e dhunës

Vrasja e Ilia Karelit, dy gardianë grekë pranojnë ushtrimin e dhunës
September 20
20:56 2016

Në seancën e sotme gjyqësore zhvilluar në Greqi ndaj gardianëve që akuzohen për vrasjen e shqiptarit Ilia Kareli, mësohet se ata kanë pranuar ushtrimin e dhunës. Gardianët akuzohen se e torturuan deri në vdekje shqiptarin në burgun e Nigritas.

Konkretisht, vetëm dy ndër katërmbëdhjetë të akuzuarit kanë pranuar dhunën e ushtruar ndaj 42-vjeçarit. I pari dëshmoi se e kishte goditur dy herë me grushte dhe dy herë me shkelma. Ai shfaqi pendesë për veprimin e kryer.

Të pandehurit e tjerë mohuan akuzat ndaj tyre, pavarësisht pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë. Pritet që seanca e radhës të zhvillohet më 28 shtator. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje