Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrasja e dy të rinjve te lulishtja “1 Maji” një vit më parë, prokuroria mbyll hetimet

Vrasja e dy të rinjve te lulishtja “1 Maji” një vit më parë, prokuroria mbyll hetimet
September 21
15:25 2016

 Nga Anduena Llabani

Dy të rinjtë e vrarë me armë zjarri në tetor të vitit që lamë pas te lulishtja “1 Maji” në kryeqytet nuk ishin objektiv i atentatit. Prokuroria ka mbyllur hetimet për dy autorët e kësaj ngjarjeje duke kërkuar dënim të përjetshëm për Sael Sulajn dhe Vasiel Çavon. Dy autorët natën e krimit donin të hakmerreshin ndaj personit që mbeti i plagosur në këtë ngjarje, për një sherr të ndodhur mes tyre.

Një vit pas vrasjes së dy të rinjve dhe plagosjes së një tjetri në zonën e njohur si lulishtja “1 Maji” në kryeqytet, prokuroria kërkon dënim të përjetshëm për dy autorët.

Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezultoi se të pandehurit Sael Sulaj dhe Vasiel Çavo janë autorët e vrasjes me armë zjarri të shtetasve Kevin Rugova dhe Aurora Oskian, si edhe të plagosjes së shtetasit Elvis Gaçaj.

Nga hetimi rezultoi se objekt i këtij sulmi kriminal ishte Elvis Gaçaj, person me precedentë penal në drejtim të trafikimit të lëndëve narkotike. Nga deklarimet e tyre rezulton që motivi i kësaj ngjarjeje është një konflikt i disa muajve më parë mes të dëmtuarit Elvis Gaçaj dhe personit nën hetim Vasiel Çavo. Elvis Gaçaj e ka rrahur Vasielin dhe, në mënyrë të përsëritur, ka vijuar të fyejë dhe shajë Sael Sulajn.

Sipas planit të thurur prej tyre, kur Elvis Gaçaj të hipte në makinë, Saeli do të qëllonte me automatik i pari, ndërsa Vasieli do të mbështeste atë me pistoletë nëse do dilte ndonjë e papritur. Saeli ka qëndruar në sheshpushimin që ishte përballë dhe sipër vendit ku qe parkuar mjeti, pikërisht përpara xhamit të përparmë të mjetit dhe ka pasur me vete automatikun. Ndërsa Vasieli, i pajisur me pistoletë, rrinte në një shkallë ngjitur, edhe ai në sheshpushim, me fushëpamje nga pjesa anësore e autoveturës BMW. Polumbarët e Reneas arritën të gjenin, një ditë pas vrasjes, armën tip automatik të hedhur nga autorët në lumin e Lanës, tek ish-Ekspozita, por me gjithë kërkimet e bëra, policia gjyqësore nuk arriti të gjejë armën e zjarrit pistoletë pasi krimi është kryer me dy armë. /Blitz.al/

Shperndaje