Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrasja e 29-vjeçarit në Gramsh, familjarët: Do të padisim PD-në

Vrasja e 29-vjeçarit në Gramsh, familjarët: Do të padisim PD-në
September 22
14:00 2016

Familjarët e shtetasit 29-vjeçar që u vra një ditë më parë në Gramsh, bëjnë të ditur se do të padisin deputetin e Partisë Demokratike, Gert Bogdani, për shpifje. Ata shprehen se viktima Ardian Mesiti u vra për çështje nderi dhe jo çështje droge.

Një kushëri i viktimës është shprehur për “News24” se autori i krimit Arlind Lala, kishte tentuar të abuzonte me kushërirën e tyre dhe e kishte kërcënuar edhe me armë. Në apelin drejtuar PD-së kërkojnë që opozita të mos përdorë politikisht dhimbjen e tyre.

“Nëse PD ka prova, le t’i faktojë e të mos hedhë baltë mbi fatkeqësinë e një familjeje të varfër.”- është shprehur i afërmi i viktimës. Të afërmit shprehen se në vrasjen e Ardian Mesitit kanë marrë pjesë disa persona që nuk janë kapur ende.

Në deklaratën për mediat, Gert Bogdani u shpreh se “kjo vrasje është tregues i qartë i thellimit të varfërisë, rritjes së konflikteve, dhunës dhe vrasjes, dhe i shtetit që jo vetëm bën sehir ndaj drogës, por bëhet instrument mbështetës; shembull i qartë i të cilës është ministri Tahiri sot, që e fsheh motivet e vrasjes në Gramsh.”

/Blitz.al/

Etiketimet
PD
Shperndaje