Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrasja e 28-vjeçarit në Gjirokastër, lihen në burg dy dëshmitarët

Vrasja e 28-vjeçarit në Gjirokastër, lihen në burg dy dëshmitarët
March 25
17:12 2016

Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur të lërë në burg dy të rinjtë e akuzuar për moskallëzim krimi, pas vrasjes së shtetasit Dorian Lluka, 29 vjeç, dhe plagosjes së vëllait të tij, tri ditë më parë, në Gjirokastër. Janë lënë në burg shtetasit Emiljano Vocka, 23 vjeç, dhe Samuel Jaçe, 29, për shkak se kanë qenë dëshmitarë okularë në vendngjarje e më pas janë larguar pas mbërritjes së shërbimeve policore.

Shkak për vrasjen dhe plagosjen e nipave të gruas së Dasho Alikos është bërë një konflikt për një borxh të pashlyer. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 të së martës, në vendin e quajtur “Kthesa e Andon Poçit”. Policia ka shpallur në kërkim autorin e krimit, Enerik Lluka, 28 vjeç.

Etiketimet
Shperndaje