Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Vrasja e 16-vjeçarit”: Babai i autorit kërkon pajtim, familja e të ndjerit nuk pranon!

“Vrasja e 16-vjeçarit”: Babai i autorit kërkon pajtim, familja e të ndjerit nuk pranon!
March 10
14:20 2018

Policia e Durrësit por edhe persona të përfshirë në ngjarjen e tmerrshme ku Devid Lala qëlloi për vdekje bashkëmoshatarin e tij 16 vjeçar, i tremben një hakmarrjeje të mundshme.

Sipas “Panoroama.com.al”, Babai i Devid Lalës dërgoi njerëz për ngushëllime te familja Gjokazaj, por kjo e fundit refuzoi ndjesën dhe ngushëllimet e tyre. Siç mësohet, familja Lala ka tentuar disa herë të dërgojë njerëz te familja e 16- vjeçarit të vrarë, por ata nuk janë pranuar. Në sajë të këtyre informacioneve të marra, Policia ka shtuar masat për të evituar hakmarrje.

Ndërkohë në Gjykatë autori është shprehur: “Pavarësisht se i vdekur mbeti Angjelo, por viktimë e asaj ngjarjeje jam unë. Nuk meritoj të jem këtu pas hekurave, por fati i keq bëri që të mbyllem këtu. Më vjen shumë keq që situata shkoi kështu. Absolutisht nuk kisha për qëllim ta vrisja, por t’i trembja, se me kishin vënë për poshtë dhe më mbytën në dajak. U konfliktuam pasi më provokuan, ai me kushëririn e vetë. Bëmë llafe, por na ndanë shokët e tjerë. Isha i sigurt se nuk kishin për ta lënë me kaq dhe bleva një thikë dhe e mbaja me vete, sigurisht për t’u mbrojtur”, ka deklaruar në Gjykatë autori.

Lajmin e plotë mund ta lexoni duke ndjekur linkun:

http://www.panorama.com.al/vrasja-e-angjelos-babai-i-autorit-dergon-njerez-per-pajtim-familja-nuk-pranon-lutjen-per-falje/

 

Komento
Shperndaje