Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrasësi i efektivit, David Qosja rrezikon burgim përjetë. Shihni se si jetonte ai

September 03
16:33 2016

27-vjeçari David Qosja, i cili akuzohet për vrasjen e efektivit të policisë Ardian Kodra një ditë më parë, në Torovicë, rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm. Në dëshminë e tij, ai ka pranuar krimin e kryer, por nuk ka dhënë motive se përse qëlloi me armë.

Referuar Kodit Penal, nga vepra penale për të cilin ai akuzohet, “Vrasje e punonjësit të Policisë së Shtetit”, kryer me dashje, rrezikon burgimin minimal 30 vite deri në burgim të përjetshëm.

Një ditë pas ngjarjes të shënuar në fshatin Torovicë të Lezhës janë zbuluar edhe pamje të banesës së tij, nga ku ai për disa orë rresht qëlloi në drejtim të forcave të policisë. “TV Klan” sjell pamjet brenda banesës, ku shihen ndër të tjera xhama të thyer, shtretër të djegur, orendi të dëmtuara. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje