Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vranë policin, i shpëtojnë burgut përjetë vëllezërit Aliko

Vranë policin, i shpëtojnë burgut përjetë vëllezërit Aliko
January 11
15:23 2017

Nga Anduena Llabani

“Grupi i zjarrit” nuk do të dënohet me vendim kapital. Fatin e këtij procesi e kanë vendosur vetë protagonistët e grupit të dytë të të pandehurve të akuzuar për vrasjen e një punonjësi të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Lazarat.

5 të pandehurit akuzohen për vrasjen e punonjësit të policisë së shtetit Ibrahim Basha, i cili ishte dërguar në Lazarat për një mision më 24 qershor të vitit 2014. Nga hetimet rezultoi se të pandehurit ishin të armatosur dhe kanë qëlluar në drejtim të grupit të FNSH-së, pikërisht në zonën ku kultivohej lënda narkotike.

Dy vëllezërit Aliko u vunë nën akuzë direkte për vrasjen e Bashës. Ata e mohuan fillimisht akuzën, por sot pranuan aktet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke pranuar edhe akuzat.  /Blitz.al/

Shperndaje