Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrasja e Elton Çiços, “arrest shtëpie” policit Trimi

Vrasja e Elton Çiços, “arrest shtëpie” policit Trimi
July 20
11:31 2016

Gjykata e Lartë ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shtetasin Alban Trimi, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Elton Çiços, dy muaj më parë, në lokalin “De Niro” në kryeqytet.

Fillimisht Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit vendosën masën e sigurisë “arrest me burg”, masë që u ndryshua nga Gjykata e Lartë.

Mbi efektivin e policisë Alban Trimi rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës” dhe “fshehjes së provave” natën e vrasjes.