Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Votohet nen për nen drafti kushtetues, miratohet me 140 vota pro në tërësi

Votohet nen për nen drafti kushtetues, miratohet me 140 vota pro në tërësi
July 22
00:44 2016

Reforma  në drejtësi, reforma më e rëndësishme e ndërmarrë, është miratuar me 139 vota pro në parim dhe 140 vota në tërësi, përcjell Blitz.al. Ndërkaq, është zhvilluar edhe votimi nen për nen i draftit kushtetues.

Përpara fillimit të votimit të reformës në drejtësi, kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim, gjatë të cilit falenderoi kontributin e ndërkombëtarëve dhe partnerëve të Shqipërisë. Ai u shpreh se nëse do shkruante një libër për këtë proces të stërzgjatur, lexuesi nuk do të arrinte ta kuptonte.

“Jam i bindur se shqiptarët që ndjekin fundin e kësaj odiseje të gjatë, që nuk besonin se reforma në drejtësi do të bëhej, do t’u jenë gjithnjë mirënjohës miqve tanë të mëdhenj. Vota e sotme do të çelë tiparin e një revolucioni të shumëpritur në drejtësi.”, është shprehur ai ndër të tjera.

Komento