Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vota kundër SHBA-ve, Presidenca: “Vendim i pakonsultuar dhe i panevojshëm”

Vota kundër SHBA-ve, Presidenca: “Vendim i pakonsultuar dhe i panevojshëm”
December 22
12:13 2017

Presidenca nëpërmjet zëdhënësit të saj  ka reaguar për qëndrimin  që mbajti Shqipëria në Asamblenë e Jashtëzakonshme të Kombeve të Bashkuara, ku u kalua rezoluta që kërkon tërheqjen e SHBA nga vendimi i njohjes së Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit.

Zëdhënësi i Presidencës deklaron se Presidenti Ilir Meta nuk është konsultuar dhe as informuar paraprakisht në lidhje me qëndrimin që do të mbante Shqipëria në Asamblenë e Jashtëzakonshme të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti vlerëson se ky qëndrim dhe kjo votë kundër, tërësisht e panevojshme, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një qëndrim e konsensus mbarëkombëtar.

Gjithashtu në reagimin e Presidencës theksohet se nuk duhet të harrojmë se SHBA mbetet aleati dhe partneri me i rëndësishëm strategjik, ndaj qëndrime e vendime të tilla që duhet të jenë të mirë koordinuara. Populli dhe kombi shqiptar nuk e harrojnë kurrë dhe i janë mirënjohës vendimeve historike të SHBA-së lidhur me ekzistencën jetike të kombit dhe të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë dhe të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /Blitz.al/

 

Shperndaje