Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vonesa me fluturimet e “Blue Panorama”, dhjetëra pasagjerë presin në radhë

Vonesa me fluturimet e “Blue Panorama”, dhjetëra pasagjerë presin në radhë
August 31
15:13 2016

Pas një defekti të djeshëm që detyroi avionin e “Blue Panorama” të ndërpriste itinerarin me destinacion Milanon e të ulej sërish në aeroportin e Rinasit, mësohet se sot janë hasur vonesa. Burime të aeroportit janë shprehur se nuk bëhet fjalë për një defekt teknik, por vonesat janë shkaktuar për shkak të problemeve të mbartura.

“Përshëndetje Olti!
Prapë “Blu Panorama” sot me të njëjtin problem të djeshëm. Orari për në Bologna (BLQ) ishte në 07:15 të mëngjesit. Orari u shty fillimisht për në orën 9:00 të mëngjesit të sotëm.
Në orën 9:10 na lajmëruan që nisja do bëhej në orën 10:30!
Arsyeja ishte: Është i njëjti avion i djeshëm që shkoi në Kroaci dhe u kthye prapë në Tiranë dhe u nis pas orës 22:00.
Avioni ka defekt teknik, u testua dhe e ulën prapë në tokë për kontrolle. Kulmi!
Njerëz që bërtasin, fëmijë që qajnë, ne që jemi për punë nesër herët.
Kjo është “Blu Panorama”” – ka shkruar një pasagjer në faqen e Olti Currit.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje