Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Volodomyr Groysman, kryeministri i ri i Ukrainës

Volodomyr Groysman, kryeministri i ri i Ukrainës
April 14
11:21 2016

Pas dorëheqjes së Arseniy Yatseniuk nga posti i kryeministrit, dy partitë më të mëdha europerëndimore në vend kanë rënë dakord për qeverinë e re proeuropiane, e cila do të udhëhiqet nga kryetari i Parlamentit, Volodomyr Groysman, aleat i Presidentit të Ukrainës.

Qeveria e re do të zëvendësojë atë të udhëhequr nga ish-kryeministri Yatseniuk, i cili dha dorëheqjen më 10 prill si pasojë e skandalit të korrupsionit dhe problemeve të shkaktuara nga lufta e qeverisë kundër separatistëve rusë.

Një zyrtar i Parlamentit bëri me dije se kryeministri i ri së bashku me ministrat e tij do të shpallen formalisht gjatë ditës së sotme.

Komento