Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vokshi: “Spitalet s’kanë ilaçe. Beqaj po injoron qytetarët”

Vokshi: “Spitalet s’kanë ilaçe. Beqaj po injoron qytetarët”
April 19
15:39 2016

Partia Demokratike, në një deklaratë për shtyp, ka denoncuar situatën në shëndetësi, duke akuzuar si përgjegjësin kryesor kryeministrin Rama dhe ministrin Beqaj. Deputetja demokrate, Albana Vokshi, është shprehur se ka pasur denoncime nga ana e pacientëve për mungesë ilaçesh nëpër spitale dhe Ilir Beqaj ka injoruar thirrjet për ndihmë.
“Mungesa e ilaçeve është kriza më e madhe që po vuajnë qytetarët, të sëmurët dhe familjarët e tyre. Ndryshimet klienteliste të ligjit të barnave në Shqipëri i hapën rrugë barnave të falsifikuara, atyre kontrabandë dhe të skaduara. Cilësia e barnave nuk është e garantuar”,- tha Vokshi, e cila ka përmendur edhe disa deklarata të pacientëve, të cilët apelonin për ilaçe dhe mundësimin e tyre nga ana e shtetit pasi në farmaci janë të shtrenjta dhe të papërballueshme për ta.
“I bëjmë përsëri thirrje prokurorisë të përparojë me hetimet për të ndalur këtë krim të tmerrshëm në shëndetësi”,- ka përfunduar deklaratën deputetja demokrate.

Komento
Shperndaje