Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vokshi: Mbetjet spitalore dhe mostrat e analizave në të njëjtën makinë, e papranueshme!

Vokshi: Mbetjet spitalore dhe mostrat e analizave në të njëjtën makinë, e papranueshme!
March 18
13:53 2016

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, deputetja demokrate  Albana Vokshi, në një bashkëbisedim me gazetarët është shprehur e revoltuar duke nxjerrë në pah defektet e Ministrisë së Shëndetësisë. Vokshi përmend faktin se PD ka qenë e sinqertë me votuesit kur nuk ka premtuar shëndetësi falas, ndërkohë që qeveria aktuale e bëri këtë dhe po e rrëzon sistemin shëndetësor me koncesione abuzive.

Sipas saj, është e papranueshme që të transportohen me të njëjtën makinë edhe mbetjet spitalore, edhe mostrat e analizave të qytetarëve.

Vokshi premtoi se kur PD të vijë në pushtet do të investojë seriozisht në shëndetësi sepse qeveria aktuale është duke bërë hapa prapa.

Ndërkohë, Vokshi ngushëlloi familjen e vogëlushit Kristi Maze, i cili ndërroi jetë paraditen e sotme, pasi nuk e përballoi operacionin e transplantit të mëlçisë. Vokshi përmend gjithashtu faktin se Ministria e Shëndetësisë u tregua neglizhente ndaj Kristit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje