Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vogëlushi i vrarë nga krokodili në “Disney World” ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes dhe lëndimeve

Vogëlushi i vrarë nga krokodili në “Disney World” ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes dhe lëndimeve
June 17
16:43 2016

Lan Graves është vogëlushi i kapur nga krokodili në një vendpushim në “Disney Land”. Ai ka  ndërruar jetë si pasojë e mbytjes dhe lëndimeve traumatike, raporton stafi që ka ekzaminuar trupin e vogëlushit. Rezultatet janë bërë publike nga instituti “Orange County” në Twitter. Trupi i dyvjeçarit u gjet pas shumë kërkimesh ditën e enjte. Familja ka thënë për ABC News se nuk mund ta përshkruajnë shokun dhe dhimbjen për humbjen e djalit të tyre të vogël.

Lane po luante pranë ujit të lagunës, pranë Grand Floridian Resort & Spa në “Disney”, kur një krokodil e ka tërhequr në ujë.

“Disney” postoi një deklaratë pas gjetjes së trupit të vogëlushit: “Nuk ka fjalë për të përcjellë keqardhjen e thellë që ndiejmë për familjen dhe humbjen e tyre të paimagjinueshme”, – shkruan George A. Kalogridis, kryetar i “Walt Disney World Resort”.

Shperndaje