Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vodhi bankën një muaj më parë, arrest me burg për Kostandin Shakaj

Vodhi bankën një muaj më parë, arrest me burg për Kostandin Shakaj
August 12
13:18 2016

Nga: Anduena Llabani

Kostandin Shakaj, i dyshuar si një prej autorëve të vjedhjes së një banke të nivelit të dytë me 11 korrik te këtij viti në Vlorë, do të qëndrojë në arrest me burg deri në mbylljen e hetimeve. Gjykata e Vlorës vlerësoi masën e sigurisë, pasi u njohë edhe me pretendimet e prokurorisë.

Kostandinos Shakaj, u evidentuar gjatë këqyrjes së kamerave të sigurisë të sekuestruara tek lokalet e ndodhura në lagjen “28 Nëntori” Vlorë, ku u vodh edhe automjeti që më pas u përdor për vjedhjen e bankës. Fakti i mësipërm është pasqyruar edhe në procesverbalin e këqyrjes së pamjeve filmike të datës 03.08.2016 që u mbajt nga ana e policisë gjyqësore. Pas vjedhjes se bankës rezultoi se një person i maskuar dhe I armatosur ka hyrë në ambientet e brendshme të degës , duke vjedhur një sasi të konsiderueshme parash në monedhat lek dhe euro. Gjatë kohës që personi i maskuar ka hyrë në ambientet e brendshme të bankës, një tjetër person i maskuar dhe i dyshuar si i armatosur me armë zjarri automatikë, ka qëndruar jashtë bankës, ku ka kanosur dhe penguar rojet që të kryenin detyrën.

Kostandinos Shakaj, është evidentuar gjatë këqyrjes së kamerave të sigurisë të sekuestruara nga lokalet në lagjen “28 Nentori” Vlorë, ku është vjedhur automjeti që më pas u përdorur për vjedhjen e bankës./Blitz.al/

 

Shperndaje