Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vodhi banesën e një shtetasi amerikan në 2015-n, arrestohet i shpalluri në kërkim dhe bashkëpunëtori i tij

Vodhi banesën e një shtetasi amerikan në 2015-n, arrestohet i shpalluri në kërkim dhe bashkëpunëtori i tij
October 12
10:18 2016

Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për vjedhjen e një banese të një shtetasi amerikan në 2015-n. Arrestohet në flagrancë shtetasi:

Ledjon Hamiti, 21 vjeç, banues në Vlorë. Seksioni për Hetimin e Krimit ka bërë të mundur arrestimin e këtij personi, i cili ka qenë shpallur në kërkim për vjedhjen e një banese në pronësi të një shtetasi amerikan (2015), ngjarje për të cilën është arrestuar bashkëpunëtori i tij, shtetasi A.M.

Gjithashtu, policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas tjetër bashkëpunëtor, të quajtur. Florjan Janku, 27 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u krye për arsye se gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë në lagjen “Lirimi”, në pronësi të shtetasit Gj.Y. (i cili jeton në Greqi), nën ruajtjen e shtetasit Florjan Janku, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një bazë të gjerë materialesh dhe mjete të posaçme nën posedimin e Ledion Hamitit, të cilat dyshohet se përdoreshin nga të dy shtetasit e mësipërm për të realizuar vjedhjet e banesave.

Ndër materialet e sekuestruara, janë: 2 granata defensive; 2 ndezës granatash; 38 fishekë të kalibrit 7.62 mm; 1 silenciator pistolete; 1 qese e vogël me lëndë eksplozive; 2 pinca të mëdha prej hekuri për prerjen e metaleve; 2 litarë, njëri prej tyre i përbërë me nyje dhe ganxhë prej hekuri për vjedhjen e banesave me kate; 1 pajisje metalike për hapjen e dyerve; levë, kaçavida, doreza, çanta etj.

Ledjon Hamiti është person me precedent penal të mëparshëm pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se është dënuar disa herë për vjedhje. Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas mund të jenë autorë të disa vjedhjeve të tjera të kryera në qytetin e Vlorës, për të cilat policia po punon për dokumentimin e plotë të tyre.

/Blitz.al/

vl2

Komento
Etiketimet
Shperndaje