Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vodhën energjinë elektrike, arrestohen dy pronarë biznesesh, shpallet në kërkim një i tretë

Vodhën energjinë elektrike, arrestohen dy pronarë biznesesh, shpallet në kërkim një i tretë
October 25
10:19 2016

Nga Anduena Llabani

Polici-OSHEE vijojnë operacionin e përbashkët për të parandaluar dhe goditur vjedhjen e energjisë elektrike. Goditen 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. Janë arrestuar në flagrancë 2 pronarë biznesesh dhe është shpallur në kërkim pronari i një biznesi tjetër.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, gjatë ditës së djeshme shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, së bashku me punonjësit e OSHEE-së Mat, kanë ushtruar kontrolle për parandalimin dhe goditjen e vjedhjes së energjisë elektrike, ku si rezultat i këtyre kontrolleve ka rezultuar se tre objekte biznesi furnizoheshin me energji në mënyrë të paligjshme (lidhje të paligjshme të energjisë).

Ndodhur në këto kushte, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat kanë bërë arrestimin në flagrancë të dy prej pronarëve të këtyre objekteve dhe kanë shpallur në kërkim pronarin e objektit të tretë dhe konkretisht:

Baftjar Përlesha, banues në Burrel (i arrestuar, pronar i një lokali bar-kafe).

Naim Suçi, banues në Burrel (i arrestuar, pronar i një loto sport – kafe).

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.K, 40 vjeç, banues në Mat, pronar i një lokali bar – restorant, i cili në momentin e kontrollit nuk është gjetur në dyqanin e tij.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike ose impulsive telefonike”, parashikuar nga Neni 137/2 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve të mësipërm.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje