Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vlorë, krim makabër. Xhaxhi i pret kokën nipit 12-vjeçar

Vlorë, krim makabër. Xhaxhi i pret kokën nipit 12-vjeçar
August 17
12:05 2016

Një krim makabër është shënuar në qytetin e Vlorës, ku Jorgo Zaharia 30 vjeç, i ka prerë kokën nipit të tij 12-vjeçar Andrea Zani. Mësohet se ai është arrestuar në flagrancë teksa është gjetur me kokën e 12-vjeçarit në duar.

Burime të policisë bëjnë me dije se 12-vjeçari është gjetur i masakruar në anë të rrugës, në fshatin Palasë të Vlorës. Autori i krimit është person me probleme mendore, i shtruar disa herë në Psikiatri.

Nga hetimi paraprake, mësohet se adoleshenti jetonte në Greqi dhe ishte kthyer për pushime në Vlorë. Nga ana tjetër, Jorgo Zani ishte kthyer disa vjet më parë nga Greqia. Autori i krimit vizatonte herë pas herë në fytyrë simbole të nazizmit, ndërkohë që vitin e kaluar dhunoi barbarisht një banor të zonës.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje