Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vlorë- Shpërthim i fuqishëm me tritol, hidhet në erë një makinë

Vlorë-  Shpërthim i fuqishëm me tritol, hidhet në erë një makinë
July 22
08:27 2018

Një shpërthim i fuqishëm me tritol është regjistruar në orët e para të kësaj të diele në qytetin e Vlorës. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pranë stacionit të Trenit, në lagjen “24 maji”, ndërsa sasia e tritolit iu vendos një mjeti tip “Benz” me targa AA 720 FD.

Sipas Ballkanweb  automjeti i parkuar poshtë pallatit ishte në pronësi të një djali të ri nga ky qytet. Polica e ka marrë atë në pyetje, por ende nuk ka të dhëna mbi dëshminë e tij.

 

Sipas bluve të Vlorës, shpërthimi dyshohet të jetë një paralajmërim që i bëhet pronarit apo dikujt tjetër që ka lidhje me të.

 

Informacion paraprak
Më datë 22.07.2018, rreth orës 07:34, në lagjen ”24 Maji”, është dëmtuar pjesërisht me shpërthim mjeti tip ”Benz” me targa AA720FD, në pronësi të shtetasit A.I., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento
Shperndaje