Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Vlorë/ Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi, një grua në gjendje të rëndë

Vlorë/ Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi, një grua në gjendje të rëndë
July 17
08:34 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.

Sipa Ballkanweb, një banesë ka marrë flakë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, duke lënë të plagosur pronarët e shtëpisë.

Sipas policisë, shtetasja M. S. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuaR

Informacion paraprak
Më datë 17.07.2018, në orën 05:53, në Selenicë të Vlorës ka marrë flakë një banesë si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi. Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar pronarët e banesës, 49 vjeçari R.S dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare M.S.

Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar dhe gjithashtu banesa nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera. Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme proçeduriale./blitz.al

Share