Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vlorë, shoferja përplas rëndë të miturin!

Vlorë, shoferja përplas rëndë të miturin!
February 22
19:54 2018

Një i mitur ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Vlorë pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur ”Bishti Kalldrëmit”, ku shtetësia F.M., duke drejtuar mjetin tip ”Benz”, ka goditur një fëmijë të moshës 3 vjeç.

Burime policore bëjnë me dije për Gazeta Shqiptare se i mitur është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme në spitalin rajonal të Vlorës. Policia në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesen e mjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sakaq drejtuesja e mjetit është shoqëruar në polici ku po kryhen veprimet e rastit.

Grupi hetimor po vijon me procedurat e mëtejshme për rastin në fjalë, ndërkohë që mësohet se djali i vogël i shpëtoi nënës nga duart, në momentin që u përplas nga Merkaj.

Komento
Shperndaje