Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vlorë, shkëputet masivi shkëmbor te zona e Kalasë, bllokohet rruga

Vlorë, shkëputet masivi shkëmbor te zona e Kalasë, bllokohet rruga
August 12
12:04 2017

Një masiv shkëmbor  është shkëputur në vendin e quajtur Kalaja në Vlorë duke bllokuar qarkullimin në këtë zonë.

Fatmirësisht nga rrëshqitja e shkëmbit nuk ka të lënduar, pasi në momentin që ka rënë ka pasur një makinë duke kaluar.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njofton se në vendin e quajtur Kalaja është shkëputur një masë shkëmbi dhe ka mundësi të vazhdojnë të shkëputen të tjera”,- njofton policia.

Momentalisht policia për elemente sigurie ka marrë masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve në të dyja akset e rrugës Vlorë-Orikum.

“Luten të gjithë udhëtarët me automjet të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të ujit të ftohtë në drejtim të Orikumit, ashtu edhe drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Orikumi në drejtim të qytetit të Vlorës”,- njofton policia.

Ndërkohë janë njoftuar edhe emergjencat civile, repari i xhenjos si dhe firma e mirëmbajtjes së rrugëve. /Blitz.al/

  

Shperndaje