Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vlorë, Policia e Shtetit sekuestron 500 kg lëndë narkotike

Vlorë, Policia e Shtetit sekuestron 500 kg lëndë narkotike
January 11
18:06 2017

Nga Anduena Llabani

Në vijim të operacionit të përbashkët të zhvilluar me Policinë Italiane ku u sekuestrua një skaf me rreth 1.9 ton lëndë narkotike Canabis Sativa si dhe u arrestuan dy skafistë në bord ju informojmë se: Rreth orës 13:30, Delta Forcë gjatë kontrollit të ushtruar pas Karaburunit, pranë vendit të quajtur “Plazhi i Dafinës”, ka konstatuar dhe sekuestruar 17 pako të mëdha me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, rreth 500 kilogramë.

Lënda narkotike është transportuar për në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë me mjetin lundrues të Delta Forcë, ku dhe do kryhet peshimi i saj. Po kryhen veprimet e mëtejshme nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Vlorë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje