Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vlorë, kapen 206 kg drogë të gatshme për në Itali

Vlorë, kapen 206 kg drogë të gatshme për në Itali
November 25
12:50 2016

Policia e Vlorës ka arritur të zbulojë 206 kg drogë të gatshme për t’u çuar me gomone në Itali.

Droga është gjetur në afërsi të portit të Zvërnecit, pranë zonës së quajtur “Hunda e Plakut”, pas sinjalizimit që i kanë bërë policisë peshkatarët e zonës që kishin parë të braktisura disa pako, që dukeshin me sy të lirë nga bregu.

Mësohet se lënda narkotike ishte e mbështjellë në disa pako dhe ishte fshehur mes shkurresh në pritje për t’u çuar në Itali me gomone.

Deri tani nuk dihet kush i ka lënë pakot e drogës në breg, por policia bën me dije se po hetohet për të gjetur personat e përfshirë në trafik. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje