Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vlorë- Gjendet një person i pajetë në qëndër të qytetit, në mes të sheshit Flamuri

Vlorë- Gjendet një person i pajetë në qëndër të qytetit, në mes të sheshit Flamuri
May 18
10:34 2018

Një person i pajetë është gjetur paraditen e sotme neë qendër të qytetit të Vlorës. Sipas policisë, i riu nuk ka shenja dhune, por dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike.

Nga të dhënat e para, dyshohet se viktima mund të ketë vrarë veten. Ai është identifikuar si shtetasi A.Y.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë parë një person të shtrirë përtokë, ndërsa kanë lajmëruar policinë. Kjo e fundit mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa nisi hetimet për ngjarjen.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje