Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vlorë, gjendet një i ri i pajetë. Dyshohet se u ekzekutua për pazare droge

Vlorë, gjendet një i ri i pajetë. Dyshohet se u ekzekutua për pazare droge
August 11
10:37 2016

Një i ri i pajetë është gjetur në fshatin Mesaplik të Vlorës. Viktima ende i paidentifikuar, rreth 24 vjeç, dyshohet se është vrarë. Burime të policisë bëjnë me dije se në trupin e tij janë gjetur plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Ai u gjet nga banorët e zonës, të cilët lajmëruan menjëherë policinë. Ka nisur hetimi për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që dyshohet për ekzekutim të kryer për çështje droge. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje