Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vlorë – Gjenden në det një gomone me kanabis dhe një makinë me targa të huaja

Vlorë – Gjenden në det një gomone me kanabis dhe një makinë me targa të huaja
February 12
12:57 2018

Banorët e zonës kanë lajmëruar policinë për një makinë tip “Jeep” me targa italiane BG643 GX , e cila kishte mbetur në det në zonën e plazhit të vjetër. Vetëm pak çaste në vonë, një gomonë me rreth 500 kg kanabis është gjetur vetëm 1 km larg saj.

Nga hetimet e para thuhet se gomonia tërhiqej nga mjeti që u gjet i zhytur në ujë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është bërë e mundur nxjerrja e makinës nga deti. Gjithashtu, thuhet se motorri i gomones rreth 5 metra të gjatë ka pësuar avari. Tre persona janë shoqëruar në polici. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje