Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vlorë, bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 26 vjeçari

Vlorë, bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 26 vjeçari
July 16
16:08 2016

Një i ri nga fshati Karbunar i Vlorës ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Mësohet se viktima me inicialet D.B ishte 26 vjeç dhe për shkak të lagështirës  ka rënë në kontakt me energjinë elektrike ku si pasojë ka gjetur vdekjen. 26 vjeçari është dërguar në spital nga familjarët por fatkeqësisht ka humbur jetën.

Sipas burimeve të policisë së Vlorës, rreth orës 10:30 të paradites së sotme në Spitalin Rajonal të Vlorës ka mbërritur I pajetë shtetasi me inicialet D.B. Mësohet se viktima ka qenë duke bërë disa rregullime në banesën e tij.

Komento
Shperndaje