Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vlorë/ Babai përdhunonte prej 2 vitesh vajzën 9 vjeçare, nëna rrëfen tmerrin e përjetuar!

Vlorë/ Babai përdhunonte prej 2 vitesh vajzën 9 vjeçare, nëna rrëfen tmerrin e përjetuar!
March 15
11:11 2019

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Fiks Fare” është bërë publike një ngjarje e rëndë ndodhur në një familje në Orikum të Vlorës. Babai ka përdhunuar për 2 vite vajzën e tij 9 vjeçare dhe madje e ka dhunuar atë për të fshehur këtë ngjarje tronditëse.

Hera e parë ka ndodhur kur vajza ishte 7 vjeç dhe nëna e saj ka rrëfyer tmerrin qëe kanë përjetuar.

Nëna e saj kishte dyshime për dhunën seksuale që i shoqi ushtronte ndaj së bijës, por sipas saj, ai gjithmonë e mohonte dhe e rrihte kur i përmendte dyshimet.

“Dyshoja sepse gjithmonë e shikoja që donte të flinte në krevat me vajzën kur ishte vetëm në shtëpi, madje shpeshherë mua dhe djalin e madh na dërgonte te vëllezërit e mi. I thoja se ti diçka bën me vajzën, por më rrihte e më linte në shesh të vdekur, nuk e pranonte. Vinin fëmijët më hidhnin ujë që përmendesha”, tregon ajo/

Momenti që vulosi abuzimin e të atit me vajzën ishte kapja në flagrancë e bashkëshortes nga dritarja e dhomës. Ajo tregon se shihte bashkëshortin e saj tek abuzonte me vajzën dhe i bënte me shenjë vajzës nga jashtë dritares të mos fliste.

“Nëse do të fliste, kisha frikë se mos e vriste vajzën”, tregon ajo.

Të nesërmen e kësaj ngjarjeje, ajo bashkë me vajzën ka shkuar në Komisariatin e Policisë dhe ka akuzuar bashkëshortin për dhunë seksuale ndaj vajzës së tyre 9-vjeçare. Në shoqërinë e dy policëve i është drejtuar Qendrës Shëndetësore, e më pas në Spitalin Rajonal të Vlorës për një vizitë mjekësore të specializuar për vajzën, nga ku ka rezultuar se vajza është e defloruar dhe se deflorimi është i hershëm.

Që pas këtij momenti, më 22 janar 2019 policia ka arrestuar babain e vajzës. Ai sot është duke u gjykuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, për këtë krim makabër ndaj fëmijës së tij. Këtu fillon edhe tragjedia e dytë për këtë familje, teksa fëmijët nuk mund të ndjekin as shkollën, pasi tallen nga bashkëmoshatarët e tyre.

Megjithëse kjo histori ka ndodhur që në janar të këtij viti, shteti nuk ka marrë asnjë masë për këtë familje, duke i lënë në mëshirë të fatit. E vetmja psikologe, ku e mitura është dërguar për dy a tri herë, është ajo e shkollës. Në qytetin ku jetojnë, lajmi ka marrë dhenë dhe paragjykimet e të gjithëve kanë rënë mbi nënën dhe 4 fëmijët e saj.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje